Uzuni në garë për çmimin ‘Lojtari i muajit’

Myrto Uzuni, Luis Rioja dhe Pepe Rodriguez janë 3 kandidatët për të fituar çmimin lojtari më i mirë i muajit në LaLiga2 (Segunda Division).

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare vijon të bëjë ligjin te Granada dhe në shkurt dhuroi të tjera paraqitje pozitive.

Në tri përballje deri tani të zhvilluara në muajin shkurt në Segunda Division, 27-vjeçari ka shënuar tre gola të tjerë vendimtarë për Granadën.

Uzuni fillimisht vulosi fitoren e Granadës në një transfertë të vështirë përballë Villarrealit B. Në fitoren 0-2, sulmuesi kuqezi shënoi golin e dytë, ndërsa në sfidën tjetër, përballë Tenerifes në shtëpi, Uzuni i vetëm  shënoi dy golat e sfidës.

3 realizime, me Uzunin që konfirmon sezonin e tij më të mirë në karrierë. Deri tani Myrtoja numëron 17 gola, duke udhëhequr Granadën drejt vendeve të para në renditje.

Klubi spanjoll aktualisht ndodhet në vendin e pestë me 48 pikë, 5 pikë më pak se Las Palmasi i vendit të parë.

Granada deri në fundin e shkurtit do të luajë edhe një sfidë në kampionat përballë Malagas, ku Uzuni do të ketë sërish një mundësi të artë për të realizuar përsëri dhe për të fituar çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë i muajit shkurt në Segunda Division.

Humbja me Gjilanin fatale, Drenica shkarkon Bekim Shotanin

Tahir Lushtaku reagon pas krizes së Drenicës: Futbolli don sakrificë dhe punë profesionale