Një lajm sa i madh aq edhe befasues vjen nga Hungaria për Myrto Uzunin.
Sulmuesi shqiptar është duke bërë hapin e madh në karrierë për tu transferuar në La Liga.
Mediat e ndryshme në Hungari kanë raportuar se sulmuesi shqiptar po transferohet tek skuadra e Granadas.
26-vjeçari nuk është grumbulluar për ndeshjen e ditës së sotme dhe arsyeja është tek transferimi që po kompleton te Granada.
Dy klubet tanimë kanë gjetur marrëveshjen dhe gjatë orëve të ardhshme pritet zyrtarizimi. /Gazeta Olle/