Ushtroi dhunë në gjyqtarin e ndeshjes dhe e lë pa ndjenja, futbollisti e pëson keq nga policia

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur në ndeshjen e ligës amatore në Brazil ku lojtari i skuadrës së Sao Paulos, Uilliam Ribeiro ka dhunuar me forcë gjyqtarin kryesor të ndeshjes ku Sao Paulo po luante ndaj Guaranit.

E gjitha kjo ndodhi në formë proteste ku ai goditi gjyqtarin e ndeshjes me dhunë.Pas kësaj ngjarje arbitri i takimit u transportua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, dhe lojtari u arrestua nga forcat policore.

Kjo ndeshje u shty për shkak të kësaj ngjarje dhe ende nuk ka një datë se kur mund të riluhet sërish.

Duel interesant në finalen e Superkupës

Rudiger më në fund thyen heshtjen, zbulon të ardhmen