Useini: Do të futemi për fitore që të jetë një dhuratë për tifozët tanë

Muhamed Useini, mesfushori i Gjilanit është i gatshëm për të dhënë maksimumin në derbin e nesërm ndaj Dritës.

Gjilani dhe Drita takohen nesër me fillim nga ora 15:00, në kuadër të xhiros së 33’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Useini thekson se ndeshja më e rëndësishme është kjo ndaj Dritës dhe se skuadra e tij do të futet për fitore.

“Dihet se ndeshja më e rëndësishme për tifozët është derbi, duke e ditur se ky ishte një sezon jo i mirë për ne të paktën. Do të futemi për fitore që të jetë një dhuratë për tifozët tanë”, tha fillimisht Muhamed Useini për ‘GazetaBlic Sport’.

Useini në fund tha se Gjilani futet të luajë futboll dhe kështu do të vazhdojë deri në fund të këtij sezoni.

“Normal se vet ndeshja derbi të motivon dhe s’duhen shumë fjalë për këtë ndeshje, Gjilani në çdo ndeshje e ka treguar se futet të luajë futboll dhe këshu do e vazhdojmë deri në fund”, përfundoi Useini.