Urimi i veçantë i Lorik Canës për festën e pavarësisë së Kosovës

Sot, 14 vite më parë, Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e saj.

Sot, më 17 shkurt, është ditë feste dhe urimet për shtetin e Kosovës po vijnë nga kudo, shkruan FrontOnline.

Ish-kapiteni dhe legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ish-mbrojtësi shqiptar në këtë ditë të veçantë të shtetit të Kosovës ka shpërndarë betimin e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urimi i plotë i Lorik Canës (pa ndërhyrje):

Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.

Messi kritikohet në Francë, nuk festoi me tifozët e PSG-së fitoren ndaj Realit

Shaqiri tregon arsyen pse zgjodhi transferimin te Chicago Fire: Erdha këtu për të fituar trofe