Urimi i kryeministrit për Prishtinën

Fitorja historike e Prishtinës, është uruar edhe nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai përmes një statusi ka shkruar se Kosova me këtë fitore meritoi se ka talentë të jashtëzakonshëm.

“Fakti se Sigal Prishtina është kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike, është një lajm i gëzueshëm dhe një hap shumë i rëndësishëm për basketbollin në veçanti dhe sportin kosovarë në përgjithësi. Kjo është edhe një dëshmi tjetër se Kosova e ka talentin e jashtëzakonshëm që ta shfaq para botës. Dëshiroj t’i uroj djemtë që po na bëjnë krenarë me performancën e tyre dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. IM”, ka shkruar Mustafa. (Gazeta Olle)