‘Urime Prishtinë’

Sigal Prishtina ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, pas fitores së shënuar ndaj skuadrës së Craiovas me rezultat 98:70.

Basketbollisti i skuadrës së Craiovas, Andrei Dragos Mihai, ka pasur vetëm fjalët të mira për kryeqytetasit duke i uruar për fitoren.

“Ne bëmë shumë gabime dhe këto i shfrytëzuan shumë mirë Sigal Prishtina.

Dua të falënderoj ekipin e Prishtinës për mikpritjen që na kanë bërë dhe i dëshiroj fat në gjysmëfinale. Sa i përket atmosferës ishte e mrekullueshme”, deklaroi Mihai për Gazetënolle.