Urime Kushtrim Mushica

Portieri i njohur Kushtrim Mushica i ka dhënë fund beqarisë.

Ai sot është fejuar me të dashurën e tij Lindën.

Ceremoni është mbajtur në një rreth të ngushtë familjar, ku çifti dukej mjaftë i lumtur.

mimi 2

Mushica ka ruajtur portën për Prishtinën, Vëllaznimin dhe Bylisin, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.

Aktualisht është pjesë e Flamurtarit të Prishtinës.

Gazetaolle.com i uron Mushicës jetë të gjatë dhe të lumtur me të dashurën e tij. /Olle/