Kampioni vjeshtor i Raiffeisen Superligës, Feronikeli, ka uruar në mënyrë të veçantë përvjetorin e shtatë të Pavarësisë së Kosovës.
Skuadra nga Drenasi, që ndodhet në Durrës, ka bërë një foto, kur lojtarët e rendit të parë, që ndodhen në gjunjë, formojnë shqiponjën, ndërsa ata që janë në këmbë numrin shtatë.
Se a do të jetë viti i tyre edhe në përvjetorin e shtatë mbetet të shihet. Vitin e kaluar fituan kupën. (Gazeta Olle)