Manchester United ka fituar kundër Prestonit në kuadër të Kupës FA të Anglisë, duke kaluar në rrethin tjetër të garave.
“Djajtë e kuq” triumfuan 3:1, me golat e Anders Herreras (65’), Marouane Fellainit (72’) dhe Wayne Rooney (88’). Paraprakisht Prestonin në epërsi e kishte dërguar Laird në minutën e 47-të.
Kosovari Adnan Januzaj qëndroi për 90 minuta në bankën rezervë.