United pas yllit të ri anglez

Tottenham janë të vendosur për të mbajtur Harry Kane këtë verë dhe do tu rezistojë të gjitha ofertave nga Manchester United për sulmuesin.

Menaxheri i United, Luis van Gal e ka bërë Harry Kane si objektiv për të përmirësuar sulmin e skuadrës pas që anglezi këtë sezon ka shënuar 30 gola.

Por Tottenham nuk e kanë ndërmend ta shesin Kane, i cili është produkt i akademisë së klubit ndërsa pritet të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare të re.

United janë të gashtshëm të vënë shifrën e 55 milionë eurove për Kane, transmeton Gazetaolle.com.

Ditë më parë ‘djajtë e kuq’ nënshkrujatën me Memphis Depay e PSV për 35 milionë euro, ndërsa pritet të nënshkruajnë edhe me një sulmues, një mbrojtës qendror dhe një mesfushor qendror.