United pas dy futbollistëve të PSG-së

Manchester United, ka filluar të mendoj qysh tani për afatin kalimtar të verës.

Sipas mediave angleze trajneri holandez Louis van Gaal, tashmë e ka të qartë se me cilët futbollistë dëshiron të përforcoj skuadrën.

Sulmuesi Edinson Cavani dhe mbrojtësi Thiago Sliva, janë prioritet e trajneri Van Gaal.

Madje drejtuesit e skuadrës angleze pritet që në ofertën e tyre për këta dy futbollist të përfshijnë edhe sulmuesin holandez Robin van Persie.