United nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Burnleyt

Burnyel ka arritur të marr një pikë të madhe ndaj Man Utd në ndeshjen që u mbyll 1-1.

Man Utd e nisi ndeshjen shumë mirë, duke gjetur golin me Raphael Varane i cili shënoi pas asistimit të Bruno Fernandes, por që u anulua nga VAR.

Por në minutën e 18-të, Man Utd gjeti golin kur Luke Shaë asistoi te Paul Pogba i cili shënoi për 1-0.

‘Djajtë e Kuq’ kishin edhe tri raste të tjera, pasi Edison Cavani, Bruni Fernandes dhe Marcus Rashford nuk arritën të shënonin.

Por Burnley u ngjall në pjesën e dytë, duke gjetur golin në minutën e 48-të.

Jay Rodriguez arriti të mposht De Gean për të shënuar për 1-1.

United tentoi të kthehej në lojë në minutën e 71-të, por pasimi i Bruno te Sancho nuk u kthye në gol.

Ndeshjen ka mundur ta mbyll Cristiano Ronaldo që u fut në pjesën e dytë, por goditja e tij me kokë në minutën e 91-të shkoi jashtë.

Man Utd pas këtij barazimi mbetet në vendin e pestë me 39 pikë, ndërsa Burnley i fundit me 14-të pikë.

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1491146138598408192?s=20&t=tUwpTKiWY2KqqHL5pm5VLQ

 

https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1491157429568290819?s=20&t=bz0gTo5QZ-qYVjS67yEfOg

“Mirëserdhe në shtëpi, Jose” – pritje e jashtëzakonshme për Mourinhon në ‘Giuseppe Meazza’

Interi mposhtë me lehtësi Romën dhe kalon në gjysmëfinale