United në gjysmëfinale të FA CUP (Video)

Manchester Unitedit duket se po i ec mirë në kupa, pasi që ka kaluar në gjysmëfinale të FA CUP .

Unitedit ka triumfuar në stadiumin Boleyn Ground si mysafir i West Ham Unitedit me rezultat të pastër prej 2:1.

Në fakt, ky ishte ballafaqimi i dytë pasi në të parin të zhvilluar në Old Traffod kishte përfunduar e barabartë, 1-1.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit në pjesën e parë, takimi përfundoi pa gola në saje të mbrojtjeve të sigurta dhe intervenimeve të sakta të portierëve respektive, raporton Telegrafi.

Por, Djajtë e Kuq në pjesën e dytë e kërkuan më shumë fitoren dhe këtë ia arritën fal dy golave.

Fillimisht, United kaloi në epërsi përmes Marcus Rashford, i cili shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 54-të takimit.

Marouane Fellaini u përkujdes për golin e dytë të Djajve të Kuq, vetëm 13 minuta pas atij të talentit britanik.

Krejt çka bëri skuadra vendase ishte të zvogëlojë epërsinë e dyfishtë të skuadrës së trajnerit Louis Van Gaal.

James Tomkins shënoi golin e vetëm për ‘çekanët’ dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes çerekfinale dhe kështu, ballafaqimi përfundoi 2:1 për Manchesterin.

United në gjysmëfinale do të takohet me skuadrën e Evertonit.