United kthen nga huazimi 21-vjeçarin Blackett

Pas lëndimeve të dy futbollistëve anësor, Rojo e Shaw, trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, është duke menduar për zëvendësimin e tyre.

Sipas informacioneve të “Daily Mail”, United ka vendosur për ta kthyer nga huazimi 21-vjeçarin Tyler Blackett, i cili po luan për Celticun.

Gjithsesi, mbetet të shihet nëse Van Gaal do të jetë trajner i United deri në afatin kalimtar të janarit, pasi që një humbje eventuale nesër (e shtunë) nga Stoke City, mund t’i ndryshojë gjërat. /Olle