United kërkon yllin e Liverpoolit

Sulmuesi i skuadrës së Liverpoolit, Raheem Sterling, ditë më parë ka pranuar se nuk është duke menduar të vazhdoj kontratën me të kuqtë.

Pas kësaj deklarate shumë skuadra të mëdha evropiane kanë filluar të mendoj që të transferoj sulmuesin anglez në ekipin e tyre.

Në këtë garë ka hyrë edhe Manchester United. Sipas medieve United, është e gatshme të ofroj 68 milionë euro, për të siguruar shërbimet e 20-vjeçari.

Mbetet të shihet nëse drejtuesit e Liverpoolit do të pranojnë ofertën e Manchester United, duke parë rivalitetin e madh që kanë këto dy ekipe angleze.