United ia tregon derën Falcaos

Skuadra angleze Manchester United ka vendosur të mos e blejë sulmuesin Radamel Falcao.

Ylli kolumbian iu bashkua gjigantit anglez në fillim të këtij sezoni në formë huazimi nga Monaco.

Por, menaxheri i ‘Red Devils’, Louis van Gaal, nuk dëshiron ta mbajë në skuadër, dhe nuk do ta shfrytëzojë opsionin për blerjen e tij në fund të këtij stinori, ka njoftuar e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.

Andaj, Falcao duhet të fillojë kërkimin për një skuadër të re.