United i falet një penalltie në kohën shtesë, kualifikohet në gjysmëfinale

Manchester United ka siguruar me shumë mund gjysmëfinalen e Ligës së Evropës.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer arriti të fitonte vetëm pas vazhdimeve, me rezultatin minimal 1:0.

Në kohën e rregullt të ndeshjes, United gjetën golin në minutën e 45’ me anë të Mason Greenwood, por ky gol u anulua nga teknologjia VAR.

Kështu, skuadrat mbyllen 90 minutat e rregullta me rezultatin e pastër, 0:0.

Me të filluar vazhdimet, United fitoi një penallti në minutën e 94’, të cilën në gol e konvertoi Bruno Fernandes.

Goli i portugezit doli të ishte ai që kishte peshën e gjysmëfinales për ‘Djajtë e kuq’.

Manchester United do të pres ndeshjen mes Wolverhampton Wanderers dhe Sevilla për të mësuar kundërshtarin e radhës.