United gjithnjë e më afër Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Manchester United ka arritur fitore në ‘Old Trafford’ ndaj Evertonit me rezultat 1:0.

Kjo ishte një fitore plotësisht e merituar për Djajtë e Kuq pasi ata ishin dukshëm skuadra më e mirë në fushë.

Pjesa e parë ishte pa gola, por vendasit rrezikuan dy herë me Anthony Martial.

Pjesa e dytë ishte më atraktive dhe goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga anësori Martial në minutën e 54, pas një asistimi të bukur nga Timothy Fosu-Mensah.

Evertoni me të gjithë forcat provoi të marrë një barazim, por David de Gea arriti të mbajë portën e paprekur.

Pas kësaj fitore Manchester Unitedi ngjitet në pozitën e pestë me 53 pikë, apo një më pak se City një pozitë më lartë. Kurse Evertoni vazhdon në vendin e 12 me 30 pikë.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të drejtuar nga Louis van Gaal është ndaj Tottenhamit.