Manchester Unitedi ka luajtur baras ndaj Young Boys (1-1) në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, i asistuar me një harkim të Luke Shaw, Mason Greenwood realizoi gol të bukur për epërsinë e Djajve të Kuq (9’).
Mirëpo, kur po afrohej fundi i pjesës së parë (42’), Fabian Rieder i nivelizoi shifrat dhe me rezultat të barabartë, ekipet shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të realizonte dhe ky ishte rezultati final i ndeshjes.
Manchester Unitedi është kualifikuar në të tetën e finales nga pozita e parë në Grupin F, derisa skuadra e Young Boys është përshëndetur me garat evropiane.
Skuadra e dytë që do të kualifikohet nga ky grup do të vendoset nga ndeshja Atalanta-Villarreal që është shtyrë për nesër (e enjte, nga ora 16:30) për shkak të motit të keq.