United e gjenë pasardhësin e De Geas, por…

Manchester United pritet të bëjnë ofertë për portierin e Ajaxit, Jasper Cillessen, por kanë marr një paralajmërim nga drejtori sportiv i kësaj skuadre Marc Overmars, duke ju thënë se nuk është në shitje.

Louis van Gaal do të jetë i detyruar që të gjejë një portierë të mirë pasi që David De Gea është objetivi numër 1 i Real Madridit dhe me gjasë do të përfundojë te ‘mbretërit’.

Raportet në Holandë thonë se United janë duke përgatitur një ofertë prej 18 milionë funte(25 milionë euro) për Cillessen, i cili ishte zgjedhja e parë e ​​Van Gaal në Kupën e Botës verën e kaluar.

Overmars i ka thënë Unitedit të harrojmë nënshkrimin me portierin. “Jasper nuk është për shitje, madje as për 25 milionë euro”.