Juventus e duan në rradhët e tyre Mason Greenwood, por shuma e lartë të cilën e kërkon Man United, kanë bërë që Zonja e Vjetër të mendoj për një shkëmbim lojtarësh.
Frederico Chiesa mund të jetë i përfshirë në këtë marrëveshje, duke kaluar te Djajtë e Kuq, shkruan Gazeta OLLE.
Anglezi pas skandalit me të dashurën e tij nuk dëshiron të vazhdoj karrierën te United apo ndonjë klub anglez, ndërsa shumë skuadra janë duke luftuar për shërbimet e tij.
Lazio, Juventus në Serie A e kanë vendosur top prioritet në merkato, ndërsa Getafe dhe Valencia janë në pritje të një vendimi të Mason.