United dhe Arsenal, në “luftë” për lojtarin e Juventusit

Dy gjigantët e Premier League, Manchester United dhe Arsenal janë gati t’i shpallin luftë njëri-tjetrit për lojtarin e Juventusit, Daniele Rugani, ndërsa 21-vjeçari nuk po gjen shumë hapësira në Torino nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri.

Pasi ka qenë protagonist me Empolin sezonin e kaluar, duke i ndihmuar toskanët të sigurojnë mbijetesën në Serinë A, Rugani është kthyer nga huazimi te bardhezinjtë, por ka luajtur vetëm në një ndeshje në këtë sezon, si zëvendësues.