United 28 milionë funte për Ramosin

Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë prej 28.6 milionë funte për mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, raporton “SkySports”.

Javëve të fundit kanë qarkulluar shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e spanjollit. Mediat në Britani dhe Spanjë kanë raportuar se ai nuk është i lumtur në Bernabeu dhe do të kalojë shumë shpejt te Manchester Unitedi.

Sipas ekspertit të futbollit në “Sky Sports”, Graham Hunter, kjo ofertë do të pranohet sepse lojtari e ka bërë të qartë se do që të largohet.