United, 12 milionë për Darmianin

Matteo Darmian vazhdon të jetë në radarin e disa klubeve evropiane dhe skuadra e fundit që e ka shprehur interesimin për mbrojtësin e Torinos është Manchester United.

Sipas “Sky Sport”, klubi anglez ka ofruar 12 milionë euro për kartonin e italianit, plus 3 milionë bonuse, por presidenti i Torinos, Urbano Cairo, kërkon 20 milionë.

Mbetet të shihet nëse Torino dëshiron ta dërgojë Darmianin larg Italisë, pasi që edhe Juventus, Roma dhe Inter janë shumë të interesuara për shërbimet e reprezentuesit italian. /Olle