Unioni Evropian i Xhudos me artikull të veçantë për xhudistët evropian që duan titujt në Prishtinë

Tokyo 2020 Olympics - Judo - Women's 57kg - Gold medal match - Nippon Budokan - Tokyo, Japan - July 26, 2021. Nora Gjakova of Kosovo celebrates after winning gold REUTERS/Sergio Perez

Unioni Evropian i Xhudos ka shkruar të enjten për xhudistët që do të garojnë të shtunën në Prishtinë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos do të mbahet për herë të parë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Unioni Evropian i Xhudos ka shkruar që bartëse e parë te xhudistet është Nora Gjakova, kampionia olimpike në kategorinë deri 57 kg. Eteri Liparteliani e Gjeorgjisë dhe Timna Nelson Levy e Izraelit janë bartëset dy e tre.

Sipas EJU-së, nuk ka favorite të qartë te xhudistet. Pretendente e madhe për medalje është edhe Distria Krasniqi. Ajo garon në kategorinë deri 52 kilogramë, por do të kërkojë titullin në Prishtinë me xhudiste të kategorisë me peshë më të madhe.

“Me forcë të dyfishtë, vendaset do të ndihen të sigurta”, ka shkruar EJU.

Priscilla Gneto e Francës është emër tjetër i njohur që këkron suksesin në Evropianin e Hapur.

“Sa i përket xhudistëve, Akil Gjakova do të ketë rrugë të vështirë, bazuar në kalibrin që ofrohet në kategorinë deri 73 kg”, ka vlerësuar Unioni Evropian i Xhudos.

Top-xhudisti nga Azerbajxhani, Hidayet Heydarov është bartësi i parë. Ai aktualisht është më i miri në kategorinë deri 73 kg.

Legjenda gjeorgjiane, Lasha Shavdatuashvili është tjetër emër që do të paraqitet në Prishtinë. Ai po e kërkon medaljen e katërt olimpike. Spanjolli Salvador Cases Roca garon po ashtu, ndërsa titullin dhe çmimin e madh financiar e kërkojnë edhe Manuel Lombardo i Italisë dhe Petri Pelivan i Moldavisë. Pra gjithë xhudistët që fituan medalje në Evropianin e rregullt, javë më parë, do të kërkojnë suksesin në Evropianin e Hapur në Prishtinë.

Shorti tërhiqet të premten prej orës 16:00. /Gazeta Olle/

15 ndeshje, 15 fitore – vetëm një skuadër ka bilanc perfekt në kampionatet evropiane

Kosova fiton thellë ndaj Hungarisë në futsall