Arjen Robben zbulon aftësitë e tij para mbrojtësve.
Mesfushori sulmues i Bayernit, thotë se ai nuk është lojtar që e bënë gjithnjë, të njëjtin driblim.
“Mbrojtja kurrë nuk mund ta parashikojë se çfarë do të bëjë unë dhe kur do ta bëjë. Kjo është nj gjë e madhe në futboll. Secila situatë është ndryshe. Unë nuk jam lojtar që e bëjë vetëm një driblim”, thotë Robben, shkruan goal.com.
“Është shumë e rëndësishme që në secilin aksion, ta bëshë atë që nuk e pret kundërshtari. Kur një lojtar e bënë gjithmonë të njëjtin veprim, kjo i bënë gjërat më të lehtë për mbrojtjen. Unë gjithmonë provojë të sulmojë direkt”, shtoi ai.