“Unë jam homoseksual” – futbollisti çek e pranon publikisht orientimin e tij seksual

L-R Valon Berisha of Kosovo, Jakub Jankto of Czech Republic and Anel Rashkaj of Kosovo in action during the football Euro 2020 qualifier Czech Republic vs Kosovo in Pilsen, Czech Republic, November 14, 2019. CTKxPhoto/MiroslavxChaloupka CTKPhotoP201911141269001 cha04

Reprezentuesi i Republikës Çeke, Jakub Jankto ka dalë publikisht si homoseksual në një video emocionuese në rrjetet sociale.

Jankto, i cili aktualisht është i huazuar në Sparta Pragë nga Getafe, zbuloi se është homoseksual pasi këmbënguli në klip se ai është i vendosur të jetojë jetën pa frikë, paragjykime dhe dhunë – por me dashuri.

“Përshëndetje, unë jam Jakub Jankto. Si gjithë të tjerët, edhe unë kam pikat e mia të forta, kam dobësitë e mia, kam një familje, kam miqtë e mi”, ka deklaruar fillimisht 27-vjeçari.

“Kam një punë që prej vitesh e bëj sa më mirë, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Si gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë – por me dashuri”.

“Unë jam homoseksual dhe nuk dua të fshihem më”, thuhet më tej në videon e publikuar nga Jankto.

Pesëshja dhe MVP i javës në Superligë

Albion Rrahmani “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligë