‘Unë jam Gerrardi i ri’

Nga sezoni i ardhshëm Liverpoli, do të jetë pa kapitenin Steven Gerrard. Por mesfushori Emre Can, është i gatshëm të marrë barrën që kishte Gerrard tek Liverpooli.

“Kam biseduar me trajnerin dhe ai më ka thënë se nga sezoni i ardhshëm mund të luaj si mesfushor. Shpresoj të luaj në pozitën në të cilën luajti për shumë vite Gerrard, pasi besoj se do të arrija që të mbuloja atë hapësirë shumë mirë”, u shpreh Can.