“Unë do të jem Ronaldo i Manchester Unitedit”

Përforcimi më i ri i Manchester Unitedit, Memphis Depay, shpreson të bëhet pasardhësi i Cristiano Ronaldos në ‘Old Trafford’.

Depay luan me PSV, derisa në fundjavë shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

“Shpresoj se një ditë mund të bëhem si lojtarët e mëdhenj në botë”, tha ai për Daily Mail.

“Ronaldo është njëri nga ata që e shikoj, i shikoj të gjithë lojtarët e mëdhenj dhe mundohem të mësojë nga ta. Unë jam me këmbë në tokë dhe shpresoj të arrij të bëhem si ta. Do të bëjë më të mirën time dhe do të jap maksimumin të bëhem lojtar i madh”, shtoi ai. (Gazeta Olle)