Unai Emery kthehet të flas për Granit Xhakën: Ka vlerësim të madh për mesfushorin shqiptar

Granit Xhaka ka rikthyer paqen me tifozët dhe klubin e Arsenalit, ku vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës.

Mesfushori shqiptar humbi shiritin e kapitenit në kohën kur Unai Emery ishte në krye të bankinës, për shkak të një shprehjes së pakënaqësisë në lidhje me tifozët.

Por sot, kur të dy nuk janë më pjesë e së njëjtit ekip, trajneri spanjoll flet me fjalë të mëdha për Xhakën, të cilin e vlerëson si lojtar, por edhe si individ.

Unai Emery gives fascinating insight into how he has improved Granit Xhaka  & other Arsenal stars - football.london

“Ai meriton të jetë në një klub si Arsenal dhe meriton respektin e njerëzve. Unë e bëra atë kohë dhe e bëj tani”.

“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe person i dyfishtë i jashtëzakonshëm. Jam vërtet i kënaqur që po e shijon te Arsenali”, ka thënë Emery.