Unai Emery ka disa fjalë për festimet e Emiliano Martinezit në Kupën e Botës

Festimi i Emiliano Martinezit pas finales së Kupës së Botës u bë lajmë në të gjithë botën, pasi mori shumë kritika.

Kritikë drejtur portierit argjentinas dha edhe trajneri i tij te Aston Villa, Unai Emery, shkruan Gazeta Olle.

Emery tha se ishte shumë i kënaqur me performancën e Martinezit në Katar, por këshilla drejtuar atij është se duhet të mos e teprojë me festime të tilla, pasi bëri veprim jo të mirë.

Pas kësaj, ai më pas shkoi në festimet në Buenos Aires me një kukull me fytyrën e Mbappe, duke e mbajtur atë në duar që natyrisht shihet si një provokim i pastër.

“Ne jemi shumë krenarë për të, ai ishte i mrekullueshëm, tifozët e Villa duhet të jenë të lumtur. Tani ai është duke pushuar, ai duhet të kthehet javën tjetër. Kur je duke kaluar një emocion të madh, është e vështirë të përmbahesh, por unë do të flas me të për festimet e tij dhe respektin që duhet të ketë. Kur të jemi këtu, përgjegjësia do të jetë e jona, le të flasim”, tha trajneri spanjoll. /Gazeta Olle/

Jo vetëm Broja, Kombëtarja e Shqipërisë humbet një tjetër titullar për shkak dëmtimi

Raphinha drejt një rikthimi sensacional në Ligën Premier