Ronaldo, 36-vjeç, shënoi gol në debutimin e tij të dytë për Unitedin në Ligën e Kampionëve të martën, por goli i tij nuk mjaftoi pasi Young Boys e përmbysen rezultatin për ta fituar ndeshjen hapëse të grupit në çastet e fundit në Bern, raporton Gazeta Express.
Aaron Wan-Bissaka e la Unitedin në baltë pasi u përjashtua nga ndeshja në pjesën e parë me karton të kuq, klubi zviceran e shfrytëzoi këtë epërsi numerike në fushë dhe ia doli ta mundë Unitedin me përmbysje 2:1.
Ronaldo u nxor nga loja në minutën e 72-të, për t’i lënë vend Jesse Lingardit.
Por në vend se të ulej në bankën e rezervistëve si pjesa tjetër e ekipit, Ronaldo qëndroi në këmbë në zonën e trajnerit dhe vazhdimisht u mundua t’i udhëzonte shokët e vet në fushë, duke qëndruar përkrah trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
Bruno Fernandes and Cristiano Ronaldo on the touchline with Solskjaer [@samuelluckhurst] #MUFC pic.twitter.com/za7ZdWWNJH
— MUFC Scoop (@MUFCScoop) September 14, 2021
Duke reaguar ndaj sjelljeve të Ronaldos në BT sport pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Unitedit Ferdinand tha: “Nëse unë do të isha trajneri, të jem i sinqertë, do ta urdhëroja të ulej poshtë”.
Ferdinand e fitoi Ligën e Kampionëve përkrah Ronaldos në vitin 2008, gjatë periudhës së parë të portugezit në Old Trafford.