Ultrasit polakë “terrorizojnë” Danimarkën

Ultrasit polakë njihen për trazirat që shkaktojnë sa herë udhëtojnë në transferta të ndryshme.

Jashtë traditës nuk dolën mbrëmjen e së enjtes edhe ultrasit e skuadrës Pogon Szczecin që luante në kuadër të turit të dytë kualifikues të Conference League ndaj danezëve të Brondby.

Në një sfidë ku ekipi i tyre i zemrës u mposht me rezultatin 4-0 duke përfunduar i eliminuar, ultrasit fillimisht nisën një sherr me policinë në sektorin ku ishin akomoduar në stadiumin “Brondby Stadion” ndërsa më pas përplasjet vijuan me ultrasit e danezëve.

Këta të fundit ishin të parët që i sulmuan polakët jashtë stadiumit duke iu hedhur flakadanë, mirëpo në momentin që polakët u kthyen, ultrasit e Brondby u larguan me vrap duke iu shmangur një konfrontimi fizik. 

Kosova pëson humbje nga Gjeorgjia

Ajaxi afron futbollistin e parë italian në historinë e klubit