Ultimatum 5 ditor ndaj UEFA-s, një tjetër fitore e themeluesve të Superligës Evropiane!

Gjyqtari Manuel Ruiz de Lara paralajmëroi dje UEFA-n se ka 5 ditë kohë për të tërhequr të gjitha sanksionet kundër tri klubeve të lidhura ende me Superligën Evropiane; Real Madrid, Barcelona dhe Juventus. Sanksione që UEFA i ka ngrirë, por jo anuluar.

 

Sipas asaj që u botua nga gjykata e Madridit, nëse UEFA nuk zbaton vendimin e saj, atëherë presidenti Aleksander Ceferin mund të akuzohet për krimin e mosbindjes ndaj autoriteteve.

Gjykata tashmë e kishte ftuar UEFA-n t’i tërhiqte akuzat dhe penalitetet kundër klubeve të Superligës, por, siç thuhet në shënimin e gjykatës, “ajo nuk duket se i ka zbatuar masat paraprake të dhëna”.

“UEFA është pozicionuar jashtë sundimit të ligjit, në promovimin e hapur të praktikave që komprometojnë parimin e konkurrencës së lirë. Për t’i bërë efektive masat parandaluese të miratuara, një njoftim i vetëm i pezullimit të dënimeve nuk është i mjaftueshëm; anulimi i tyre është i nevojshëm.

Mbajtja e procedurave disiplinore, edhe në një situatë pezullimi të përkohshëm, jep efekt në vetvete ndaj praktikave antikonkurruese që akti i lëshuar nga kjo gjykatë synon të bllokojë”, – shkruhet në vendimin e gjyqtarit të gjykatës 17 të Madridit.

“Topi” tani shkon tek UEFA, që duhet të veprojë, ndryshe presidentin e saj e pret padia penale.

Ejupi konfirmon: FC Prishtina do të marrë pjesë në turneun ‘Rama – Domi’

Po punohet me ritëm të shpejtë, kompleksi sportiv i Partizanit merr formë (FOTO)