Ish-portieri i Kukësit, Jetmir Basha, është afrimi më i ri i skuadrës që këtë sezon do të militojë në Superligën e Kosovës.
Gardiani 23-vjeçar i bashkohet kështu “kolonisë” të futbollistëve që në të kaluarën janë aktivizuar në Kategorinë Superiore, teksa tashmë do të jenë pjesë e Ulpianës.
Portieri i talentuar është një prodhim i skuadrës verilindore.
Në pjesën e parë te sezonit, 23-vjeçari u aktivizua në radhët e Tërbunit në Kategorinë e Dytë, ndërsa në janar u rikthye me ekipin e Kukesit.
Mësohet se Basha ka nënshkruar për një sezon me Ulpianën.