Futbollisti Urim Statovci është prezantuar tek Ulpiana.
Së fundi lojtari Statovci ishte pjesë e Vushtrrisë.
Për Statovcin është rikthim në Lipjan, pasi ai edhe më parë ka bartur fanellën e klubit lipjanas.
Njoftimi i plotë i klubit:
Urim Statovci zyrtarizohet në KF Ulpiana
Drejtori i Përgjithshëm, Murat Murati dhe futbollisti Urim Statovci në ambientet e klubit kanë firmosur marrëveshje për sezonin pranveror me mundësi vazhdimi.
Statovci luan në pozitën e qendërsulmuesit ku është vlerësuar si pjesë e rëndësishme e projektit të klubit.
Një ndër golashënuesit më të dalluar në Ligën e Parë, Urim Statovci së fundmi ishte pjesë e FC Vushtrria, ndërsa më parë ka luajtur për skuadrat si KF Fushë Kosova, KF Treça89, KF Arbëria si dhe ka luajtur edhe për klubin tonë.