Ulpiana ka shkaktuar një tjetër befasi, teksa e ka ndalur Dritën në barazim 1-1.
Gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin e Marko Simonovskit, por vendasit barazuan në pjesën e dytë.
Egzon Qerimi u përkujdes për golin e barazimit, duke realizuar një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
Klubi lipjanas tanimë ka publikuar golin në faqen zyrtare me një mesazh epik.
“Ndale ‘scrollin’, ‘kqyre’ super golin. Egzon Qerimi a.k.a el maestro. Ja vlen të shikohet nga disa kënde ky super gol”, ka shkruar faqja e Ulpianës. /Gazeta Olle/