Ulpiana nuk ka të ndalur, transferon ish-kapitenin e Laçit

Vazhdon të ‘bombardojë’ skuadra e Ulpianës.

 

Lipjanasit vazhdojnë të përforcohen dhe prej kohësh kishin mbyllur disa marrëveshje.

Tani është koha e zyrtarizimeve. Eglentin Gjoni është një prej goditjeve të bardhekaltërtve, që i bëjnë dhuratë trajnerit Tetova.

28-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Drenicës, ndërkohë që ka një karrierë shumë të pasur në futbollin shqiptar, teksa është aktivizuar me shumë skuadra si Laçi, Kamza, Llapi dhe Drenica

Kujtojmë që më herët Ulpianës së Edlir Tetovës, i’u bashkuan edhe futbollistët si Shkalla, Rezi, Mustafa, Santos dhe Iran.

Ekipi nga Serie A në telashe, FIFA i bllokon merkaton për dy vjet

Rashica me fjalë të mëdha për Kosovën përballë gazetarëve anglezë