KF Ulpiana është mposhtur nga Drita në udhëtim me rezultatin 3:1.
Golat për vendasit i realizoi i disponuari për ndeshje Muja, Fazliu dhe Simonovksi, kurse për lipjanasit ishte mesfushori i talentuar Egzon Qerimi.
Për Ulpianën, kjo është ndeshja e pestë që nuk ka fitore, dhe krejt kjo ecuri e dobët është alarm se anija bardhekaltërt është drejt fundosjes, kur dihet që klubi lipjanas është ndër te pakta skuadra të cila janë të rregullta me paga të lojtarëve.
Momentalisht, Ulpiana gjendet në pozitën e tetë me 18-të pikë, me një ndeshje më shumë se Dukagjini në pozitën e nëntë, pozitë kjo e cila është në shpërputhje me kushtet të cilat i kanë bardhekaltërtit.
Se a do të ndermerren masa në timonin e skuadrës pas gjithë kësaj krize në rezultate, mbetet të shihet në ditët në vijim.
/Ulpianapress/