Ulpiana mund të mbetet pa yllin kryesor të tyre, katër skuadra pas Kastriot Rapucës

Kastriot Rapuca ka qenë lojtari kryesor për Ulpianën sezonin e kaluar në Ligën e Parë.

Skuadra nga Lipjani ka siguruar rikthimin në Superligë, por mund të mbetet pa yllin e skuadrës.

20-vjeçari ka luajtur për mrekulli në dy pozita, si mbrojtësi i djathtë dhe si mesfushor.

Por ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi kontrata me Ulpianën i ka skuaduar.

Gazeta Olle merr vesh se lojtari ka katër oferta para vetës, tri nga Superliga dhe një tjetër jashtë Kosovës, ku më parë ka kryer prova dhe mund të realizohet më në fund transferimi.
Tri skuadra elitare që synojnë trofe edicionin e ardhshëm kanë kontaktuar lojtarin tregojnë burimet e gazetës të afërta me Rapucën.

Gjithsesi në garë vazhdon të mbetet edhe Ulpiana që dëshiron me çdo kusht ta mbajë në radhët e veta futbollistin.

Olle merr vesh se e ardhmja e lojtarit pritet të mësohet gjatë javës së ardhshme, ku ai do të vendos nëse do të qëndrojë te Ulpiana apo do të pranojë ndonjërën nga ofertat e shumta që ka në tavolinë.

Kujtojmë që Rapuca është njëri nga lojtarët më të talentuar në Kosovë, derisa edicionin e kaluar shënoi një gol dhe bëri 15 asistime në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/