KF Ulpiana ka bërë një ndryshim të rëndësishëm para fillimit të stinorit pranveror.
Lipjanasit kanë ndryshuar zyrtarisht fanellën e parë, duke ardhur me një dizajn interesant për ndeshjet e mbetura.
Ishte vetë klubi që kontaktoi me Gazetën Olle dhe tregoi pamje se si do të duken fanellat e reja.
Ulpiana i ka mbetur besnik ngjyrave bardhë e kaltërt për fanellën e parë, teksa vazhdon poashtu të mbajë para dhe pas tre sponzorët e saj besnik./GazetaOlle/