Ekipi nga Lipjani ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Marclei Santos.
Eksperienca e fundit e ish-futbollistit të kuqezi i përkiste Superligës, ku shkëlqeu dhe ishte në radarin e disa skuadrave vendore dhe ndërkombëtare, mirepo sulmuesi brazilian, keto oferta i ka lënë pas për t’ju bashkuar Ulpianës.
Drejtuesit e skuadrës qytetase e kanë mbyllur me një firmë në kontratë takimin me Santos, që në këtë mënyrë i shuan shpresat përfundimisht ekipeve tjera.
Nërkohë, prezantimi në faqen zyrtare të klubit do të vijë së shpejti.