Ulpiana ka një mesazh pas startit të dobët të sezonit në Superligë!

Ulpiana e ka filluar në mënyrën më të keqe edicionin e ri në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Lipjani ende nuk e ka gjetur rrugën e fitores, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit u inkuadruan në elitën e futbollit kosovar pasi patën një edicion të shkëlqyeshëm në Ligën e Parë.

Megjithatë, lipjanasit në katër xhirot e para të Superligës kanë fituar vetëm një pikë dhe gjenden në vendin e fundit në renditjen tabelare.

Por, mesazhi i klubit është i qartë për ndeshjet në vazhdim.

Rrini të qetë, shumë shpejt do të rikthehemi tek fitorja”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ulpiana ndeshjen e xhiros së pestë e zhvillon të dielen si musafire e Gjilanit.

/Gazeta Olle/

Zyrtare: Arbnor Morina emërohet trajner i Ferizajt

Zhurma e deleve e zgjonin herët në mëngjes – Ronaldo ndërron shtëpi menjëherë pas kthimit te Manchester United