Ulpiana ia bënë sefte, stërvitet në fushën e re të stadiumit “Sami Kelmendi”

Ka përfunduar me sukses projekti për ndërrimin e barit në fushën e stadiumit “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Kujtojmë se gjendja e kësaj fushe ishte aspak optimale për t’u zhvilluar ndeshjet e Ulpianës në Superligë, shkruan Gazeta Olle.

Bari vazhdon të jetë artifician në fushën “Sami Kelmendi”, megjithatë përmes pamjeve të publikuara nga skuadra lipjanase, shihet se fusha ka marrë një formë tejet të mirë.

“I’a bëmë sefte në “Sami Kelmendi”. Momente nga seanca e sotme stërvitore”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ulpiana ndeshjen e xhiros së tetë e zhvillon të dielen në udhëtim te Feronikeli./Gazeta Olle/

Presidenti Agim Ademi i uron mirëseardhje Toni Domgjonit

Drenica në formë fantastike, Thaçi: Kemi punuar për këto rezultate, objektivat tona janë të qarta