Ulpiana godet me dy transferime: Rrëmben lojtarin kryesor të Vushtrrisë dhe mbrojtësin e Ferizajit

Edhe pse stinori vjeshtor në Ligën e Parë ka përfunduar, skuadra e Ulpianës po vazhdon të paraqitet në ndeshje miqësore për ta mbajtur skuadrën në formë.

Së fundmi ata luajtën përballë rivalëve lokal të Arbërisë në një test miqësor që e fituan me rezultatin 3-1, brenda stadiumit të tyre “Sami Kelmendi”.

Ajo çfarë ra në sy tek lipjanasit në këtë ballafaqim ishte debutimi i tre lojtarëve që pritet të zyrtarizohen shpejtë si transferime të reja.

Urim Statovci që ishte lojtar kyq tek rivalët e Vushtrrisë luajti si sulmues duke shënuar madje edhe një gol, kurse në lojë ishte edhe ish-lojtari i Ferizajt, Gentian Emini.

Poashtu tek Ulpiana në këtë ndeshje pati edhe për të riun, Alket Bajrami i cili është rikthyer nga pikërisht Arbëria ku luajti disa muaj si i huazuar.

FFK mirëpret inicimin e procedurës disiplinore të FIFA-s ndaj FF të Serbisë

Raphinha me deklaratë të fuqishme: Mëkati i Neymar i vetëm është që lindi në Brazil