Ulpiana bën një tjetër goditje të madhe, prezantohet mesfushori brazilian që vije nga Teuta e Durrësit

Njëri nga lojtarët më të mirë brazilian që ka zbarkuar ndonjëher në futbollin kosovar, Iran da Coinceiçao, sezonin e ardhshëm nuk do t’a mbaj fanellën e kampionëve të Shqipërisë.

Ish-mesfushori i Teutës, Iran da Coinceiçao ka përfunduar në shënjestrën e klubit lipjanas pas paraqitjeve mbreslënëse që pati sezonin e kaluar, përcjell Ulpianapress.

Intersimin për ish-mesfushorin e Sau Paulos dhe disa klube te njohura braziliane kishin shfaqur skuadra të njohura të Superiores dhe Superligës, mirëpo 25-vjeçari ka bërë zgjedhjen e tij.

Ai sot është prezantuar nga drejtori sportiv i bardhekaltërve, Enver Duriqi duke firmosur kontratën me ‘qytetarët’ e cila atë e mban në “Sami Kelmendi” për një vit me mundësi vazhdimi, shkruan Ulpianapress.

Iran da Coinceçao në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubeve me të madha braziliane si Sau Paulo për katër vite, America MG gjithashtu për katër vite, kurse në Juventus ka qëndruar për dy vite.

Edicioni i ri në Premier League me tifozë, por duhet të plotësohen dy kushte

Ekipi olimpik i xhudos udhëtoi drejt Japonisë për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”