Ujkani, portieri që nuk pëson gol me Kosovën!

Samir Ujkani nuk e ka përjetuar ende ndjenjën e pësimit të golit, derisa qëndron në portën e Kosovës.

‘Gardiani’ i Palermos, në katër ndeshjet që ka ruajtur portën e Përfaqësueses, nuk ka pësuar asnjë gol.

Ai ka mbetur i pamposhtur në ndeshjet me Haitin, Omanin, Willin, si dhe në takimin e  fundit me Eintracht Frankfurtin, të luajtur mbrëmë. Kosova me Haitin e Frankfurtin luajti 0:0, ndërsa Omanin e Willin i mundi 1:0.

Ujkani mungoi në humbjet nga Turqia e Senegali. (Gazeta Olle)