Zëvendësdrejtori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, ka shkruar se viti që po e lëmë pas, nuk ka qenë i lehtë.
Ai ka shtuar tutje se nuk është koha të dorëzohemi, por të synojmë më të mirën në vazhdimësi.
Një ditë pas tërheqjes nga futbolli aktiv, Ujkani mori post të ri në Federatën e Futbollit të Kosovës.
“Po e përmbyllim një vit jo të lehtë për ekipin tonë Kombëtarë, gjatë të cilit patëm pritshmëri të mëdha, por nuk arritëm t’ i përmbushim ato, përkundër dëshirës së flaktë dhe angazhimit të madh të gjithë secilit prej nesh.
Megjithatë nuk është koha të dorëzohemi, por të shohim përpara me më shumë vetëbesim mirëpo edhe me më shumë përgjegjësi nga të gjithë ne që jemi pjesë ekipit kombëtarë”, ka shkruar Ujkani të mërkurën në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
Ujkani është pensionuar nga futbolli dhe me Kosovën ka zhvilluar 35 paraqitje. /Gazeta Olle/
Postimi i plotë nga Samir Ujkani: