Bursaspori kërkon Samir Ujkanin

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani mund të përfundojë në Turqi.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, ‘gardiani’ vushtrrias ka marrë një ofertë nga ish-kampionët e Turqisë, Bursaspor.

Edhe pse ditë më parë për ‘Tribuna Channel’ Ujkani tha se pritet të kalojë tek Sampdoria, 26-vjeçari tani ka edhe një mundësi më shumë, përcjell GazetaOlle.com.

Ai është ndarë me Palermon, tek të cilët ishte në vitet e fundit.